[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik, Nëntor → nëntor (3) duke përdorur AWB
permirsim
Rreshti 13:
| titulli = [[Artist i Popullit]]
}}
'''Sandër Prosi''' (lindi në [[Shkodër]], më [[6 janar]] [[1920]] të vitit [[1920]]; vdiq më [[25 mars]] [[1985]]) në [[Tiranë]]. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e [[Tiranë]]s. Merr pjesë në dramën "Vilhelm Teli". Shkon për studime në [[Austri]] për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më [[1947]] merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjërë dhe e larmishme artistike. Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.
 
Interpretoi në rreth 30 [[filma]], ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit.