Jump to content

Ndarja administrative e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria aktualisht ndahet në 12 qarqe të cilat janë njësi administrative të nivelit më të lartë, 36 rrethe të cilat janë njësi gjeografike nën qarqet dhe 65 bashki e 308 komuna të cilat janë njësi administrative të nivelit të fundit[1]. Bashkitë dhe komunat janë të nivelit të njëjtë administrativ.

Historia

Vitet Njësitë administrative
Niveli i parë Niveli i dytë Niveli i tretë Niveli i katërt

dhe më tej

1927 10 prefektura 39 nënprefektura 69 krahina 2351 fshatra
1934 10 prefektura 30 nënprefektura 160 komuna 2351 fshatra
1940 10 prefektura 30 nënprefektura 136 komuna 2551 fshatra
23 bashki
1945 10 prefektura 61 nënprefektura
1946 10 prefektura 39 nënprefektura 22 lokalitete
1958 26 rrethe 203 lokalitete 2655 fshatra
39 qytete 26 mëhalla
1968 26 rrethe 437 fshatra të bashkuara
2641 fshatra
65 qytete 178 lagje qytetesh
1990 26 rrethe 539 fshatra të bashkuar
2848 fshatra
67 qytete 306 lagje qytetesh
1992 12 prefektura 36 rrethe 309 komuna
65 bashki
2000 12 qarqe 309 komuna
65 bashki
2003 12 qarqe 308 komuna
65 bashki
2015 12 qarqe 61 bashki

1913 – 1944

Pas shpalljes së pavarësisëShqipërisë, me anë të ligjit "Kanuni i Përshtatshëm i Administratës Civile të Shqipërisë" të shpallur më 22 nëntor 1913, vendi u nda në 8 prefektura, me në krye prefektin. Prefekturat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora.[2] Më tej prefekturat ishin të ndara në nënprefektura, të drejtuara nga nënprefekti, dhe krahina, të drejtuara nga krahinori.[2]

Sipas "Ligjit organik të bashkisë" të miratuar më 11 mars 1921 dhë më pas, me "Kodin Civil" të miratuar më 24 shkurt 1928 si njësi fillestare u caktua fshati që drejtohej nga kryeplaku, ndërsa si njësi tjetër u caktua bashkia, e cila ngrihej në qytete ose qendra rurale banimi me mbi 200 familje.[2] Bashkia drejtohej nga kryetari i zgjedhur nga populli dhe kishte në krye këshillin bashkiak të zgjedhur nga populli për çdo tre vjet.[3]

Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 prefektura, 39 nënprefektura, dhe 69 krahina me 2351 fshatra.[3] Në vitin 1928 u shtua edhe komuna.[2] Ajo përfshinte disa fshatra dhe drejtohej nga kryetari, i cili kishe në varësi këshillin e komunës, të përbërë nga kryepleqtë e fshatrave.[3] Në vitin 1934 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 160 komuna me 2351 fshatra, ndërsa në vitin 1940 kishtë 10 prefektura, 30 nënprefektura, 23 bashki, 136 komuna dhë 2551 fshatra:]

1945 – 1992

Në vitin 1945 u ruajt ndarja administrative me 10 prefektura dhe 61 nënprefektura, por u suprimuan komunat dhe bashkitë, ndërsa në vitin 1946 u bë ndarja e re administrative me 10 prefektura, 39 nënprefektura dhe u fut në mënyrë të pjesshme lokaliteti. Në vitin 1947 lokaliteti mori përparësi duke zëvendësuar komunën. Kështu, ndarja përbëhej nga prefektura, rrethi, lokaliteti me fshatra e qytete.[2]

Më 13 shtator 1953 qarku zëvendësoi prefekturën.[3] Kjo ndarje e re përfshinte 10 qarqe: Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës. Ligji parashikoi zgjedhjen e Këshillit Popullor të Qarkut. Brenda qarqeve u caktuan 26 rrethe dhe çdo rreth kishte tre ose më shumë lokalitete.[2]

Më 18 qershor 1955 u bë riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale në katër qarqe: Elbasan, Gjirokastër, Korçë, dhe Shkodër, me 3–4 rrethe në çdo qark.[3] Më 27 qershor 1955, Berati, Durrësi, Fieri, Kukësi, Kruja, Lushnja, Mati, Peshkopia, Skrapari, Tirana, Tropoja, Vlora dhe qyteti i Tiranës u shpallën rrethe.[3] Ndarja vazhdoni me lokalitetet, fshatrat dhe qytetet.[2]

Më 12 korrik 1958 u suprimua qarku dhe u krijuan 26 rrethe.[3] Qyteti i Tiranës ruajti nivelin e rrethit. Sipas kësaj ndarjë, kishte 26 rrethe, 203 lokalitete, 2655 fshatra, 39 qytete dhe 27 mëhalla (lagje).[2]

Pas vitit 1967 shfaqet emërtimi i ri fshati i bashkuar. Krahas fshatrave të bashkuara që kishin kompaktësi territoriale, u shfaqën fshatra të bashkuara me shkëputje territoriale. Kjo lidhej me organizimin ekonomik të ndërmarjeve bujqësore. Në vitin 1968 kishtë 26 rrethe, 437 fshatra të bashkuara, 2641 fshatra, 65 qytete dhë 178 lagje qytetesh.

Në vitin 1990 kishte 26 rrethe, 539 fshatra të bashkuara, 2848 fshatra, 67 qytete, 306 lagje qytetesh. Qyteti i Tiranës përbëhëj nga 3 rajone, të cilat përfshinin disa lagje.[2]

1992 – 2015

Më 10 qershor 1992 u miratua ligji nr. 7572 “Për organizimin dhë funksionimin e pushtetit lokal” nga Këshilli i Ministrave, sipas të cilit Shqipëria ndahej në 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna.[3] Në nivel rrethi, bashkie dhe komune u ngritën këshillat lokalë me të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e bashkive dhe komunave si organ ekzekutiv të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli[2]. Më pas, në bazë të ligjit nr. 7608 “Për prefekturat” u krijuan 12 prefektura, si njësi që drejtohen nga prefekti i emëruar nga Këshilli i Ministrave. Çdo prefekturë përfshinte nga 2 deri në 4 rrethe.[2]

Nga viti 1992 deri në vitin 2000 janë bërë disa ndryshimë të pjesshme në ndarjen administrativo-territoriale pa ndryshime strukturore. Në vitin 2000, Shqipëria kishte 36 rrethe, 65 bashki dhe 309 komuna.[3]

Më 31 korrik 2000 u miratua ligji nr.8653 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, me të cilin u suprimuan 36 rrethet si njësi administrative dhë u krijuan rishtas 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 309 komuna.[2] Në vitin 2015, Shqipëria kishte 12 qarqe, 65 bashki dhe 308 komuna.[3]

2015 – sot

Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale e ndanë Shqipëri dy nivele të njësive të qeverisjes vendore, në 12 qarqe të cilët ndahen më tej në 61 bashki. Vënia në funksion e kësaj ndarje do të bëhet pas konstituimit të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.[4] 

Format e njësive të qeverisjes vendore

Të tanishme

Bashkia është niveli i parë i njësive të qeverisjes vendore. Përbëhet nga disa njësi administrative.

Qarku është niveli i dytë i njësive të qeverisjes vendore. Përbëhet nga disa bashki.

Të mëparshme

Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).

Komunat ngrihen përgjithësisht në territoret e fshatrave, dhe fshatrat zakonisht përbëjnë nënndarje të komunës.

Prefekturat (ose Rajonet, Qarqet) përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh.

Niveli i parë i pushtetit vendor përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Kryetarët dhe këshillat e komunave dhe bashkive dalin nga zgjedhjet për pushtetin lokal cdo 4 vjet.

Niveli i dytë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat. Këshilli i Qarkut, i cili përbëhet nga kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe nga këshilltarë të dalë proporcionalisht nga zgjedhjet vendore, zgjedh kryetarin e këshillit të qarkut, ndërsa Prefekti emërohet nga Qeveria (Keshilli i Ministrave).

Projekt-ligji i ri (Reforma Administrative) që po përgatitet për pushtetin lokal parashikon zvogëlimin kryesisht të numrit të komunave, por edhe të bashkive, duke krijuar komuna të reja nga bashkimi i komunave egzistuese ose bashkimin e ndonjë komune me ndonjë bashki, me qëllim që të rritet efikasiteti i shërbimeve të komunave ndaj komunitetit dhe të ulet kostoja e lartë funksionimit që kanë komunat e vogla me një numër të kufizuar banorësh.[5]

Qarqet

Qarqet në Shqipëri
Qarqet në Shqipëri
  1. Qarku i Beratit
  2. Qarku i Dibrës
  3. Qarku i Durrësit
  4. Qarku i Elbasanit
  5. Qarku i Fierit
  6. Qarku i Gjirokastrës
  7. Qarku i Korçës
  8. Qarku i Kukësit
  9. Qarku i Lezhës
  10. Qarku i Shkodrës
  11. Qarku i Tiranës
  12. Qarku i Vlorës

Bashkitë

Bashkitë e Shqipërisë
Bashkia Qarku Sipërfaqja

(km2)

Popullsia
Censusi 2011 Regjistri Civil
Belsh Elbasan 196.44 19,503 32,389
Berat Berat 379.98 60,031 98,875
Bulqizë Dibër 678.51 31,210 40,223
Cërrik Elbasan 189.65 27,445 46,652
Delvinë Vlorë 182.90 7,598 18,078
Devoll Korçë 453.27 26,716 42,388
Dibër Dibër 937.88 61,619 78,940
Divjakë Fier 309.58 34,254 53,372
Dropull Gjirokastër 466.67 3,503 23,131
Durrës Durrës 338.30 175,110 299,989
Elbasan Elbasan 872.03 141,714 205,892
Fier Fier 619.90 120,655 196,324
Finiq Vlorë 441.20 11,862 39,055
Fushë-Arrëz Shkodër 540.42 7,405 11,651
Gjirokastër Gjirokastër 469.25 25,301 52,054
Gramsh Elbasan 739.22 24,231 36,305
Has Kukës 399.62 16,790 21,247
Himarë Vlorë 571.94 5,738 27,049
Kamëz Tiranë 37.18 104,190 125,632
Kavajë Tiranë 198.81 40,094 79,556
Këlcyrë Gjirokastër 304.65 6,113 12,468
Klos Dibër 357.48 16,618 16,618
Kolonjë Korçë 864.06 11,070 19,919
Konispol Vlorë 221.88 8,245 13,737
Korçë Korçë 805.99 75,994 129,065
Krujë Durrës 339.02 59,814 79,608
Kuçovë Berat 160.23 31,262 55,293
Kukës Kukës 933.86 47,985 59,393
Kurbin Lezhë 269.03 46,291 72,987
Lezhë Lezhë 509.10 65,633 106,245
Libohovë Gjirokastër 248.24 3,667 7,158
Librazhd Elbasan 793.36 31,892 44,181
Lushnje Fier 372.72 83,659 127,438
Malësi e Madhe Shkodër 951.01 30,823 53,918
Maliq Korçë 656.34 41,757 64,664
Mallakastër Fier 329.19 27,062 43,033
Mat Dibër 493.50 27,600 38,615
Memaliaj Gjirokastër 272.07 10,657 21,467
Mirditë Lezhë 869.71 22,103 37,384
Patos Fier 82.55 22,959 42,738
Peqin Elbasan 197.79 26,136 38,900
Përmet Gjirokastër 601.95 10,614 20,301
Pogradec Korçë 584.77 61,530 90,976
Poliçan Berat 272.02 10,953 18,341
Prrenjas Elbasan 322.95 24,906 33,031
Pukë Shkodër 505.53 11,069 16,836
Pustec Korçë 198.68 3,290 5,191
Roskovec Fier 118.01 21,742 31,548
Rrogozhinë Tiranë 223.50 22,148 40,684
Sarandë Vlorë 58.96 20,227 50,680
Selenicë Vlorë 561.24 18,476 35,793
Shijak Durrës 92.19 34,513 44,103
Shkodër Shkodër 872.71 135,612 200,889
Skrapar Berat 831.44 12,403 19,072
Tepelenë Gjirokastër 431.24 8,949 16,371
Tiranë Tiranë 1110.03 557,422 757,361
Tropojë Kukës 1057.30 20,517 28,216
Ura Vajgurore Berat 156.56 27,295 39,551
Vau i Dejës Shkodër 499.09 30,438 48,966
Vlorë Vlorë 616.85 104,827 194,147
Vorë Tiranë 82.72 25,511 36,230

Burimet

  1. ^ SHQIPËRI Maj, 2014 TIPOLOGJIA E KOMUNAVE DHE BASHKIVE
  2. ^ a b c d e f g h i j k l Historik i Shkurtër i Ndarjes Administrativo-Territoriale të Shqipërisë
  3. ^ a b c d e f g h i j Qeverisje lokale e pas 21 qershorit: 61 bashkite do te drejtohen dhe sherbejne sipas modelit 1958telegraf.al
  4. ^ LIGJ Nr. 115/2014 PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË – Fletorja Zyrtare Viti 2014 – Numri 137
  5. ^ Artikull nga forumviritual.com